INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama: Ne do të ndërtojmë rrugën e Arbrit, në 11 Shtator votoni “Rilindjen”

Edi Rama: Ne do të ndërtojmë rrugën e Arbrit, në 11 Shtator votoni “Rilindjen”

Publikuar më: 10:37 24-08-2016

Nëpërmjet një statusi në facebook, Kryeministri Edi Rama kërkon mbështjetjen e Dibranëve për kandidatin e tij për të marrë drejtimit e bashkisë. Pasi shkarkoi Shukri Xhelilin, Edi rama thotë se kandidati i majtë gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve, ndryshe nga kandidati i ofruar nga opozita e djathtë.
Edi Rama;
“Në 11 shtator dibranët do të zgjedhin mes rrugës së re të Shqipërisë së Gjeneratës Tjetër apo rrugës së vjetër të rrënimit; mes Rilindjes Urbane apo gropave e pluhurit të së shkuarës; mes Muharrem Ramës, qytetarit të respektuar nga i madh e i vogël në mbarë Dibrën?, apo një kandidati që rikthehet me urdhër partie në Dibër pas 100 vjetësh dhe e vetmja punë që i ka mbetur është të dalë në pension?
Në 11 shtator Dibra do të zgjedhë mes nesh që do të bëjmë Rrugën e Arbërit apo atyre që nuk e bënë 23 vjet me radhë!
#DibrameMuharremRamën

Article Logic
Execution time: 0.0022110939025879