INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama në Katar, diskutohet për bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë

Edi Rama në Katar, diskutohet për bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë

Publikuar më: 13:43 16-04-2019

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Katar nga ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit Tamim bin Hamad Al Thani.

Rama u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare, ndërsa aty po marrin pjesë edhe personalitetet të larta të vendeve të ndryshme të botës.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

Article Logic
Execution time: 0.0035459995269775