INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama nën akuzë në SHBA, ja për çfarë

Edi Rama nën akuzë në SHBA, ja për çfarë

Publikuar më: 13:19 30-06-2016

Mediat amerikanë kanë vënë nën akuzë kryeministrin Edi Rama. Sipas mediave, kryeministri shqiptar dyshohet të jetë përfshirë në një skandal të rëndë, teksa në vitin 2012 ka paguar 80 mijë dollarë si donacion për fushatën elektorale të Barack Obamas. Ne media thuhet se me këto donacione, shefi i qeverisë shqiptare ka tentuar të blejë një takim me presidentin amerikan. Shkrimi është publikuar në prestigjiozen “Reuters”, në të cilën është bërë publike dhe rruga që ka ndjekur Rama për të “dhuruar” 80 mijë dollar për presidentin Obama.
Por ky veprim i kryeministrit Rama, në atë kohe lideri i opozitës, është i paligjshëm në SHBA. Legjislacioni amerikan i ndalon kategorikisht donacionet elektorale nga personat e huaj. Por cila ka qënë forma me të cilën Edi Rama ka arritur të japë 80 mijë dollar, në mbështetje të Barack Obamës?
Sipas “Reuters”, mësohet se Rama ka përdorur një shtetas shqiptar në Amerikë, i cili ka një kompani limuzinas, përmes të cilit mendohet se Rama ka kryer pagesën. Bëhet fjalë për Bilal Shehin, i cili për këtë arsye është shpallur fajtor nga një gjykate amerikane në Nju Xhersi.
Thuhet se Shehu, i cili zotëron një kompani limuzinash në Xhersi e kreu donacionin për t’i mundësuar Edi Ramës, të merrte pjesë në një takim për mbledhje fondesh për Obamën, në 8 tetor të vitit 2012 në San Francisko. Në event ishte i pranishëm edhe presidenti Barack Obama, çka do të ishte një mundësi e mire për Edi Ramën që të takohej me presidentin amerikan.
Por pavarësisht donacionit të majmë, Edi Rama, u refuzua të merrte pjesë në darkë, ndërsa Presidenti amerikan Barack Obama pranoi vetëm që të bënte një fotografi me Ramën.
Ky është rasti i parë publik që një politikan shqiptar jep donacione të paligjshme për një kandidat për president në SHBA.

Article Logic
Execution time: 0.0039210319519043