Nga Elbasani, ku akuzoi opozitën se ka braktisur besim e elektoratit që i zgjodhi, kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur se zgjedhjet në 30 qershor do të mbahen dhe se PS do të marrë të gjitha bashkitë në vend, nga veriu në jug.
“Kam dëgjuar edhe nga njerëzit tanë, që mendojnë se do gjendet një zgjidhje e do shtyhen zgjedhjet. Me 30 qershor këtu në Elbasan do bëhet një festë e madhe e të gjithë do t’i japin dorën Gledit, që të vazhdojë në atë rrugë, e të jeni të bindur se do të bëjmë në 4 vitet e ardhshme edhe më shumë, nga ç’është bërë.
Ajaxi mund të dali kampion Europe, po kampion këtu ka qenë e do të mbetet PS. Ajaxi mund ta marrë kupën, e mund ta meritojë se luan bukur, ndërsa bashkitë e Shqipërisë do i marrë PS, më 30 qershor nga Kukësi në Skrapar, nga Durrësi në Korcë, e me radhë, PO! Të gjitha do i marrim, sepse kudo ne mund të bëjmë më shumë për njerëzit, e sidomos aty ku deri sot kanë qeverisur ata. Më tregoni një qytet që kanë qeverisur ata dhe është transformuar si Tirana, Durrësi, Elbasani, Vlora …” - u shpreh Rama.