INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama nga Vlora: Daulleve të së shkuarës nuk i biem më, shqiptarët do të bashkohen në BE

Edi Rama nga Vlora: Daulleve të së shkuarës nuk i biem më, shqiptarët do të bashkohen në BE

Publikuar më: 13:50 28-11-2017

Në qytetin e flamurit, aty ku 105 vite më parë Ismail Qemali shpalli Pavarësinë dhe ngriti flamurin kuq e zi, në Vlorë është mbajtur ceremonia shtetërore.
Më pas kryeministri Rama shpalli logon e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeu. Kryeministri Shqiptar Edi Rama zgjodhi të përcjellë një mesazh të qartë për të ardhmen e dy kombeve tona.
Edi Rama:
“Gjithçka thashë dhe do të thuhet në këtë vit të Skënderbeut, nuk është shprehje për tu kthyer në të shkuarën apo për t’ju rënë daulleve të të shkuarës. Por sot është çelur një perspektivë e re. Për sa kohë e kemi këtë privilegj që të bëjmë si drejtues të qeverisë atë që çon një hap më tutje që është shqiptarët e bashkuar në bashkimin europian.
Edhe për presidentin e Kosovës e ardhmja e të dy vendeve është bashkimi në familjen e madhe evropiane.
Hashim Thaçi:
“Ëndrra jonë integrimi në BE”.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225