Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim të pazakontë në faqen e tij në Facebook, pasi uron ‘mirëmëngjes’ në mesnatë.
Urimit të kryeministrit i bashkëngjitet dhe artikulli që mediat austriake kanë bërë për për turizmin në Shqipëri. Me siguri ky ka qenë një postim i programuar për nesër në mëngjes, por si duket Rama apo stafi i tij që merret me faqen në Facebook, e kanë programuar gabim orarin. Kaq ka mjaftuar që tek postimi i Kryeministrit të vërshojnë qindra komente tallëse me te. Sikundër janë të shumtë komentuesit që i kërkojnë llogari për çështjen e paktit detar me Greqinë. Më poshtë disa prej komenteve më pikante.