Edi Rama pas ftesës së djeshme që i ka bërë opozitës vazhdon të thumbojë sërish në drejtim të saj.
Partia Socialiste është deri më tani fituesja e shumicës së bashkive në të gjithë Shqipërinë.
Kryeministri bojkotin e opozitës e ka përkthyer në një humbje për të dhe në rrjetin social Tëitter ka shkruar një mesazh me një shprehje të urtë që duket se i drejtohet pikërisht kryetarit të Partisë Demokratike:
“Gjyshja ime thoshte, po s’e kuptove pse ke humbur, s’e kupton dot pse tjetri ka fituar dhe humbet prapë. Ndërsa unë për vete kam kuptuar që kur fituesi nuk kupton se ka fituar ngaqë dikush ka humbur, atëherë ai rrezikon të humbasë fitoren e tij. ” – ishte komenti i Ramës.