“Shqiptarët duhet të votojnë se duhet të marrin hak, duhet të marrin hak për 25 vite dhunë e padrejtësi”, u shpreh Rama në "Top Story" teksa shtoi se do i hapin rrugë Partisë Demokratike për të marrë pjesë në zgjedhje.“Do i hapim rrugë Partisë Demokratike duke ndryshuar kodin zgjedhor. Do ndërhyjmë kodin zgjedhor”, u shpreh më tej Rama duke theksuar se Partia Demokratike duhet të jetë pjesë e procesit zgjedhor, ndërsa qytetarët janë ato të cilët vendosin.