INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama përballë studentëve: Tarifat nuk i vendos unë, protesta ka 4 komponentë, ja kush janë ata!

Edi Rama përballë studentëve: Tarifat nuk i vendos unë, protesta ka 4 komponentë, ja kush janë ata!

Publikuar më: 22:26 11-12-2018

Pasi i ka ftuar disa herë në rrjetet sociale, kryeministri Rama është përballur me disa studentë mbrëmjen e sotme në Top Show. Nga studio, Rama tha se kërkesat e tyre janë të arsyeshme, por duhet dialog. Shefi i qeverisë tha se protesta ka katër komponentë, dy janë PD dhe LSI, që janë futur në tubim të maskuar për të përfituar, e treta Lëvizja për Universitetin që sipas tij janë grup marksist dhe e katërta janë pjesa e studentëve që nuk janë pjesë e këtyre organizimeve.

“Ka dalë në pah që protesta ka 4 komponentë, 3 të strukturuar me një axhendë të tyre, dhe i katërti që është komponenti i studentëve që kanë hallin e tyre dhe nuk janë pjesë e axhendës politike. 2 komponentë janë PD dhe LSI, tjetra është Lëvizja për universitetin, një grup jo politik por që kanë idetë e tyre, që s’kanë lidhje me ne dhe vizionin tonë, por një grupim marksistësh që nuk njohin Marksin”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në Top Shoë përballë disa studentëve deklaroi se kërkesat e tyre janë të arsyeshme, por duhet dialog. Shefi i qeverisë tha se protesta ka katër komponentë, dy janë PD dhe LSI, që janë futur në tubim të maskuar për të përfituar, e treta Lëvizja për Universitetin që sipas tij janë grup marksist dhe e katërta janë pjesa e studentëve që nuk janë pjesë e këtyre organizimeve.

Kryeministri Rama tha se për tarifat, ai vet nuk ka asgjë në dorë, përkundrazi studentët nuk kanë përse duhet të trokasin te Kryeministria, por të shkojnë te dekadët e universiteteve të tyre, pasi tarifat i vendos vet universiteti, duke respektuar autonominë e tyre.

Autonomia është një përgjegjësi për të cilën ai që e gëzon kërkon lirinë për të vepruar. Atëherë për uljen e tarifave apo për përgjysmimin e tyre duhet të diskutohet. Sipas kryeministrit Rama shpjegoi ndërkohë edhe ofertën e tij, që pavarësisht se tarifa nuk hiqet, atë ta paguajë shteti për studentët e shkëlqyer me 9-a dhe me 10-a.

Por, kryeministri theksoi gjithashtu se edhe fëmijët që vijnë nga rrethet në kryeqytet, për të studiuar mes shumë vështirësive financiare të familjeve të tyre, meritojnë gjithashtu të përkrahen financiarisht.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561