Kryeministri Edi Rama përgjatë gjithë verës ka promovuar “perlat” e Shqipërisë sonë të vogël, nga Veriu në Jug.
Në këtë mënyrë Rama ka sugjeruar dhe disa destinacione turistike ku qytetarët mund të kalojnë pushimet.
Dje uroi “mirëmëngjes” nga Kepi i Rodonit, por sot kryeministri ka shkuar në pjesën Jug-Perëndimore të Shqipërisë, dhe pikërisht te Gjiri i Brisanit në Karaburun.
“MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë pamje të Gjirit të Brisanit në Karaburun “, shkruan Rama në facebook teksa ka publikuar dhe pamjen e mrekulleshme.