INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama pushon live nga puna drejtorin e hipotekës

Edi Rama pushon live nga puna drejtorin e hipotekës

Publikuar më: 13:01 06-09-2018

Gjatë të takimit të bashkëqeverisjes me qytetarët Edi Rama ka pushuar live drejtorin e Hipotekës së Fierit, Petrit Kanani.

Shkak për këtë largim të menjëhershëm është bërë ankesa e një qytetari që prej kohësh nuk po gjente zgjidhje.

“Tani e vërteta është që jo vetëm që ka marrë dokumentin por ka shkarkuar edhe drejtorin e hipotekës së Fierit”, tha Rama, duke folur pas qytetarit qe tregoi peripecitë e hequra dhe me pas si arriti te gjeje zgjidhje.

“Kemi pasur disa raste ne Hipotekën e Fierit, qe kur pashe raportin kam kërkuar shkarkimin e Drejtorit te Hipotekës dhe një hetim i thelluar”- tha Rama.

Sipas Rames ky portal ndez llambat e kuqe për vendet se ku duhet ndërhyrë.

“S’ka nevoje për denoncime stop korrupsioni, ka nevoje vetëm për një raportim në portal. Vjehrri yt është 77 vjec, nuk ka asnjë pushtet, ndaj te ka thëne se çfarë do të bëjmë. Vajzën ta dha, i ktheve besimin, dhe tani ua kthej unë. Kështu qe lajmëroje që drejtori i hipotekës i bën të fala”- tha Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047