INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama reagon sërish pas goditjes me bojë nga Paloka: “Palo budallai me shiringë në dorë…e ka me popullin jo me mua ”

Edi Rama reagon sërish pas goditjes me bojë nga Paloka: “Palo budallai me shiringë në dorë…e ka me popullin jo me mua ”

Publikuar më: 19:33 14-02-2019

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish kundër nënkryetarit të Kuvendit, Edi Paloka, i cili gjatë seancës së sotme e qëlloi me bojë.
Pas një postimi në Facebook, Rama i është përgjigjur dhe një herë në rubrikën Përgjigja ime, duke e quajtur një budalla me shiringë në dorë.
Shefi i ekzekutivit vijoi me tej në fjalën e tij se opozita nuk e kishte me atë sot, por e kishte me popullin.

PJESË NGA DEKLARATA E RAMËS
Një njeri i mençur ka thënë se asnjë nga sëmundjet e një shoqëri nuk i bënë dot asaj dot dëm më të madh sesa budallallëku. Luter King thoshte se nuk ka rrezik më të madh për botën sesa budallallëk i vetëdijshëm.
Problemi me budallain e vetëdijshëm është krenari që ai shfaqet me baballëkun e tij të pakufizueshëm. Në rastin tonë ky problem budallai është një njeri me shiringë në dorë që e hedh bojën përpjetë në parlamentin e vendit. Por atë e mbështet një parti e tërë parlamentare. Madje është më tej se kaq , pse janë dy parti që e kanë kthyer budallallëkun në një platformë. Kjo është e komplikuar nuk është punë grushtet dhe shkelmash, nuk është as punë e një budallai të vetëm, deh pse ky i sotmi është një lloj shumë i veçantë një palo budalla në kuptimin me të plotë të fjalës.
E gjithë Maqedonia i kishte sytë nga ne sot, por një palo budalla bëri që kjo të ishte dita e mavrisë me bojë.
***
Ata nuk e kanë me mua nuk e kanë me ju. Ata janë pengesa mes tyre dhe jush. Pasioni nuk me tretet por veç me rritet. Ata janë të zhurmshëm, ata do të mbeten një pakicë dhe një shumicë nuk do të bëhet.
Jo për mua dhe partinë time, por për mua dhe ju që e doni Shqipërinë të bukur. Ja pse nuk është punë grushtesh dhe shkelmash kjo punë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042369365692139