Kryeministri Edi Rama duket se nuk është dakord me mënyrën se si organizohen emisionet politike në vend.
Ndaj, në prag të zgjedhjeve parlamentare që pritet të mbahen më 18 qershor, kryeministri Rama ka hapur vetë një televizion. Në fakt, këtë përshtypje merr në pamje të parë që lexon statusin e tij, që ai sapo ka shkruar në facebook
“ERTV Live- Studio e hapur opinionesh të ekspozuara”, shkruan kryeministri, teksa po kryen një bashkëbisedim me pensionistët e Tiranës, ndërkohë që shoqërohet nga kryebashkiaku Veliaj.
Ai duket se titullin e “emisionit” të tij më të ri televiziv e ka krijuar duke miksuar emrat e disa prej produksioneve politike në televizionet kryesore në Shqipëri.
Kujtojmë që “Studio e Hapur”, e drejton Eni Vasili, “Opinion” Blendi Fevziu dhe “Të paekspozuar” realizohet nga Ylli Rakipi.