Vetëm pak orë përpara ndeshjes Francë – Shqipëri, Kryeministri Edi Rama zgjodhi facebookun për ti përcjellë mesazh mbështetës kombëtares kuq e zi. Edhe pse shprehet se ndeshja është shumë e vështirë, sërisht Kryeministri thotë se asgjë nuk është e pamundur.
Ja mesazhi i plotë i Kryeministrit:
“Sonte sprova e dytë e Kuqezinjve. Super e vështirë po asgjë s'është e pamundur nëse djemtë e mrekullueshëm të Kombëtares do të hyjnë në fushë të çliruar nga presioni i jashtëzakonshëm i përgjegjësisë, që i pengoi të luanin lirisht në gjysmën e pjesës së parë të ndeshjes me Zvicrën dhe të ishin të kthjellët në rastet e pastra vetëm për vetëm përballë portierit... Le t'u çojmë me një like mesazhin e mbështetjes sonë të pakushtëzuar nga rezultati dhe cilidoqoftë rezultati, ata mbeten heronjtë e padiskutueshëm të këtij momenti magjik të futbollit tonë #ForcaShqiperia❤ në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumit ku tifozët kuqezinj bënë të flitet me superlativa për kulturën sportive që shfaqën para, gjatë dhe pas ndeshjes së parë me Zvicrën”.
Shefi i qeverisë ka zgjedhur që ta shoqërojë këtë mesazh dhe me videon që mori mijëra klikime në internet.
Shijojeni dhe një herë: