Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ka qenë vet kreu i qeverisë shqiptare, Rama ai që bëri të ditur takimin duke publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram. “Fotografia e Ditës” është mbishkrimi që shoqëron foton e shpërndarë nga numri një i qeverisë. Rama dhe Thaçi shihen së bashku në një lokal duke pirë kafe, ndërsa nuk është bërë i ditur qëllimi i këtij takimi, por dy liderët duket se ndajnë të njëjtin mendim përsa i përket marrëveshjes Kosovë-Serbi, lidhur me korigjimin e kufijve. Ndërkohë Presidenti Thaçi dhe kryeministri i Kosovës Haradinaj janë përplasur për idenë e korrigjimit të kufijve por edhe atë të taksës të vendosur ndaj produketeve serbe dhe të Bosnjes. Një ditë më parë Presidenti Thaci, kritikoi ashpër kryeministrin Ramush Haradinaj . Në shkrim ai shprehet se nuk duhet rrezikuar raporti me SHBA-në dhe se duhen dëgjuar këshillat e tyre, duke aluduar në kërkesën e fundit që Amerika ka pasur ndaj Kosovës për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe. Ndërkaq Presidenti kosovar shprehet se arroganca ndaj BE nuk e bën krenar përkundrejt aleatëve dhe SHBA-së.