Ditën e sotme është mbajtur Samiti për Ballkanin Perëndimor në Londër dhe në fjalën e saj, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh për afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së, duke theksuar se rajoni duhet “të sigurohet” me perspektivë evropiane.
Merkel theksoi se ajo është plotësisht e përkushtuar në europerspektivën e rajonit edhe krahas kundërshtimit të disa anëtareve të BE-së në zgjerim të shpejtë të bllokut.
Kancelarja gjermane theksoi se qëllimi kryesor duhet të jetë përforcimi i lidhjeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, që do të jetë e mundur përmes “ndërtimit të infrastrukturës, bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit të të rinjve”.
E gjatë samitit ku ishte i pranishëm kryemistri Rama dhe Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, politikanët tanë kanë realizuar disa foto të cilat janë publikuar në Instagram nga Rama ku e ka quajtur Merkelin si një femër të madhe, lidere të madhe dhe një mikeshë të mirë.