INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama “thumbon” Bashën: Nuk keni parë gjë akoma!

Edi Rama “thumbon” Bashën: Nuk keni parë gjë akoma!

Publikuar më: 18:31 08-05-2017

Kryeministri Edi Rama është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, në një takim elektoral me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Nga Berati, Rama tha se më 18 qershor vendi do të ndahet njëherë e mirë nga e shkuara.

Sipas tij, më 18 qershor do të merret vendimi për të pushuar nga puna gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Rama: Të gjithë e keni marrë vesh që Partia Demokratike ka vendosur të mos bëhet pjesë e këtij procesi, ka vendosur që t’i braktisë zgjedhjet, ka vendosur të hyjë në rrugën pa krye të frikës që e la kapur nga drejtësia dhe duke qenë se janë tmerrësisht të trembur nga zbatimi i reformës në drejtësi, duan që në Shqipëri të mos bëhen zgjedhje dhe duan t’i trembin të gjithë ata që jetojnë në këtë vend se po nuk u bë siç duan ata, do të bëhet nami.

Të jeni të sigurt, këtu nuk do të bëhet asgjë tjetër përveç vullnetit të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të këtij vendi që e duan Shqipërinë si gjithë Evropa.

Prindërit tuaj akoma nuk e kanë harruar se ku i çoi paratë e tyre marrëzia e atyre që janë ngujuar në bunkerin e plasmasit. Të gjithë këto vite, njerëzit e ndershëm të këtij vendi, me punë, sakrifica, fal edhe njerëzve në emigracion, e kanë ngritur bazën familjare të cilën ne nuk mund ta lejojmë të rrënohet.

Siç po luftojmë me mish e me shpirt të miratojmë Vettingun do të luftojmë me mish e me shpirt për të rritur mirëqenien. Ju e keni parë se si nga frika për t’u përballur nesër me drejtësinë, ata janë bërë sot mburoja e gjykatësve dhe prokurorëve që kanë marrë peng Shqipërinë për çerek shekulli. Kjo e gjitha do të marrë fund më 18 qershor dhe me këtë do të mbyllet edhe kapitulli i PD-së siç e kemi njohur deri më tani.

Article Logic
Execution time: 0.0036759376525879