INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Edi Rama thyen heshtje. Ja cfarë thotë për propozimin e Ilir Metës [VIDEO]

Publikuar më: 12:32 04-04-2017

Edi Rama ka zgjedhur facebook për të reaguar mbi propozimin e Ilir Metës për krijimin e një “qeverie besimi” e cila sipas kryeparlamentarit Meta do të krijonte besim në zgjedhjet e 18 qershorit. Duke vlerësuar rolin e Ilir Metës ëpr të gjetur një zgjidhje që kënaq PD, në shkrimin me titull “Shënimi i ditës” Rama thotë se zgjidhja gjendet në Kushtetutën e vendit. Ndaj Edi Rama shpreh gadishmërinë për të ulur në tryezë me Lulzim Bashën.

Edi Rama:
“SHËNIMI I DITËS
E vlerësoj përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit qeverisës, Ilir Meta, për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike.
Edhe unë kam qenë dhe mbetem i gatshëm për çdo zgjidhje që i'a lehtëson Partisë Demokratike rrugën për t'u kthyer në Kuvend; votuar Vetingun; vazhduar betejën e vet politike në shinat e Kushtetutës e të ligjshmërisë dhe garantuar bashkë me ne, që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri.
Qeveria jonë është angazhuar në një rrugë reformash tërësore. Kemi vendosur një bazë ligjshmërie për të bërë shtet, në vend të rrëmujës së paligjshmërisë pa shtet. Kemi rikthyer rritjen e qëndrueshme ekonomike, në vend të batakut të një ekonomie të zhytur në borxhe paralizuese e korrupsion mbytës. Dhe as do të kthehemi mbrapa, as do të ndalemi në rrugën që na ka përcaktuar mandati i popullit, pse një pakicë ka frikë nga Vetingu dhe nga gjykimi i popullit në zgjedhje!
Nëse Partia Demokratike kërkon një diskutim serioz me ne, jam i gatshëm të ulemi për të diskutuar, që sot, edhe në çadër po të jetë nevoja. Dialogu ka qenë e mbetet gjithnjë zgjedhja ime e parë dhe unë kam qenë e jam i hapur për çdo kërkesë apo zgjidhje, që nuk cënon Kushtetutën e nuk i bie ndesh standardeve demokratike.
Kushtetuta jonë është shumë e qartë - zgjedhjet duhet të mbahen në 18 qershor.
Kushtetuta është shumë e qartë - qeveria është vullnet i shumicës.
Nëse biem të gjithë dakord me Kushtetutën, unë jam i bindur se mund të biem dakord për gjithçka tjetër”.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715