INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama u jep deputetëve porositë e fundit për 30 qershorin, ja në cilin qytet do mbyllet fushata

Edi Rama u jep deputetëve porositë e fundit për 30 qershorin, ja në cilin qytet do mbyllet fushata

Publikuar më: 08:39 24-06-2019

Përfundon mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste këtë mëngjes të hëne, vetëm 5 ditë para zgjedhjeve lokale. Kryeministri Edi Rama u ka dhënë porosi të vetëve për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga i cili PS nuk heq dorë.

Kryeministri ka kërkuar maksimumin në këto ditë të mbetura fushate ndërsa ka kërkuar dokumentimin dhe faktimin e çdo incidenti të mundshëm që mund të ndodhë më 30 qershor. “Më 30 qershor do kemi një proces me standarde. Të jemi korrekt me procesin e administrimit zgjedhor, të respektohet kodi e të dokumentohet çdo incident i mundshëm. Kush prek votën, do përgjigjet para ligjit”, është shprehur Rama në mbledhje.

Ndërkaq, mitingu përmbyllës elektoral i PS do të bëhet në qytetin e Vlorës. Kjo mbledhje vjen pak para vendimit që pritet të marrë Kolegji Zgjedhor lidhur me dekretin e Presidentit Meta për anulimin e zgjedhjeve /newsbomb.al/

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334