INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edi Rama: Vetëm një person mund të më bëjë presion dhe ai është...

Edi Rama: Vetëm një person mund të më bëjë presion dhe ai është...

Publikuar më: 21:14 27-10-2017

 Arian Çani mbrëmjen e sotme në “Zonë e Lirë”, në rolin e një prokurori ka pyetur Ramën për çështjen dhe vetë Saimir Tahihin që nga takimet e para të tij.
A kishit dijeni për përgjimet e Tahirit me pajisjen “IMSI catcher”?
As kam menduar dhe as kam pasur dijeni se Saimir Tahiri mund të bënte përgjime të paligjshme. Kush mund të thotë se është skuth nuk e njeh.
Jeni takuar me Tahirin, në zyrë apo diku tjetër për të folur për çështjen?
Unë shumë rrallë shkoj në ambiente të tjera, me familjen me ndonjë mik që vjen nga jashtë. Kurse bisedat e punës i bej vetëm në zyrë.
A ishit në dijeni se Tahiri po përgjohej?
Nga kush. Së pari përgjimi në një anëtar qeverie jo këtu po edhe në Amerikë, është i paligjshëm dhe konsiderohet krim. Të gjithë këta që flasin me kompetencë duke përfshirë persona me detyrë publike nuk dinë çfarë flasin.
Pse e shkarkuat Tahirin 3 muaj para nga presioni i ndërkombëtarëve apo nga presioni i Ilir Metës?
Në fakt ka një njeri në këtë botë që mua më bën presion dhe nuk janë ndërkombëtarët dhe as Ilir meta por është Zaho Rama. Përsa i përket shkaqeve unë i kam bërë publike. /Panorama.al

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934