Trajneri i ri i Kombëtares Edi Reja ka nisur të testojë të gjithë lojtarët të cilët më pas do të përzgjidhen për sfidat me Moldavinë dhe Islandën, ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Euro 2020. Në listë shihen disa surpriza. Së pari, trajneri ka grumbulluar 4 lojtarë të Partizanit si Telushi, Trashi, Hoxha dhe Esat Mala. Së dyti tekniku italian ka preferuar që të ketë në dispozicion të tij edhe 12 lojtarë nga kombëtarja U21 e Alban Bushit, të cilët po përgatiten për ndeshjen me Turqinë.
Këta lojtarë, të cilët kanë përfunduar sezonet respektive në kampionatet e tyre do të jenë në dispozicion të stafit teknik të kombëtares. Kujtojmë që kjo është listë paraprake, pasi lista zyrtare do të publikohet më 27 maj nga tekniku Reja.