Edi Reja gjithnjë e më shumë përflitet si trajneri i mundshëm i kombëtares shqiptare. Pas lajmeve të raportuara nga mediat italiane, se presidenti Duka kishte pasur një takim me të dhe jo me Zacheronin, tashmë kanë dalë edhe detajet e kontratës. Thuhet se Reja do qëndrojë deri në përfundimin e kualifikueseve të “Euro 2020” dhe do të përfitojë 250 mijë euro në kontratë, plus një shpërblim në rast kualifikimi.
Ai thuhet se po ekzaminon kontigjentin e kombëtares shqiptare dhe brenda tre ditësh pritet zyrtarizimi.