INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edicioni i 15-të i Amicit : Ana Oxa në juri, në vend të Renga.

Edicioni i 15-të i Amicit : Ana Oxa në juri, në vend të Renga.

Publikuar më: 18:00 17-03-2016

Maria de Filippi ka zgjedhur trion e jurisë nga e cila do të varen fatet e skuadrave të nxënësve protagonistë të netëve të mëdha/Gala në edicionin e 15-të të “Amici”, në Canale 5, të shtunën, në 2 prill 2016.

Nisemi nga një konfirmim, ai që rinovohet tashmë që nga 2013-a: për të katërtin vit rresht, do të jetë Sabrina Ferilli ajo që do të “udhëheqë “ jurinë.Aktorja nuk është e vetmja e konfirmuar e këtij viti. Në krah të saj, sic thuhet, do të jetë edhe Loredana Barte, tashmë juri në netët Gala të Amicit në edicionin e kaluar ( zëvëndësoi Renato Zeron që nga puntata e dytë) që karakterizohet nga zënkat e vazhdueshme me Brigën.

E reja në fakt, ka të bëjë me anëtarin e jurisë mashkull, që këtë vit, do të jetë…femër. Në vend të Francesco Rengës do të jetë Ana Oxa.

Këngëtarja italo-shqiptare, pasi bëri të vlerësohej “arti” i saj në “Ballando con le Stelle”, kthehet në televizion në një rol sipas saj më të pëlqyeshëm. Do të bëjë në skenën e Amicit, të njëtën gjë që në 2010-ën i hapi portat kthesës artistike të Oxës, që në atë rast ishte në duet me Emma Marronen, trajnuesja aktuale e të njëjtit program .   

 

Do të jetë argëtuese të shohim nësë këngëtarja do të arrijë të përmbahet apo do të ndiejë edhe në këtë ambient nevojën shtytëse për të shprehur gjykimet e saj nën formën “sundo dhe përcaj” publikun .Ne jemi që tani me popcornat përpara.

Article Logic
Execution time: 0.0039529800415039