INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edicioni i 7-të i Infocom Albania i “jep formë të ardhmes dixhitale” në Shqipëri

Edicioni i 7-të i Infocom Albania i “jep formë të ardhmes dixhitale” në Shqipëri

Publikuar më: 13:06 26-05-2016

Rikthehet Forumi i Komunikimeve Elektronike, Infocom Albania, në edicionin e saj të 7-të dhe protagonisti absolut këtë herë ishte Vodafone Albania.

Jo vetëm si kompani por edhe si staf drejtues, Vodafone ishte kryefjala në këtë forum, i cili u prezantua këtë vit me temën “Shaping the digital future”. Infocom hapi dyert në një ceremoni të organizuar në Hotel Tirana International, ku vlerësoi produktet e shërbimit më inovatore që kanë zhvilluar dhe fuqizuar më tej industrinë e komunikimeve elektronike në vend. Vodafone u vlerësua me çmim, ndërsa drejtori i përgjithshëm i Vodafon Albania, Dietlof Mare u cilësua si “Menaxher i Vitit” për kontributin e dhënë në fushën e komunikimeve elektronike në Shqipëri.

Nuk mund të kalonte pa u vënë re pozita dominante e Vodafonë në tregun shqiptar, i cili numëron plot 15 vite në shërbim të klientëve dhe kërkesave të tyre në vendin tonë. Një kompani lider në treg, Vodafone me shërbimet dhe produktet inovatore është kthyer në një nga nxitësit kryesor të zhvillimit të komunikimit elektronik. Kjo influencë ka ardhur në rritje duke kulmuar gjatë viteve 2015 dhe 2016 ku Vodafone ka investuar në shtrirjen e teknologjisë 4G në të gjithë vendin, duke i mundësuar klientëve të saj internet të shpejtë dhe shërbime inovatore, në të cilën spikat natyrisht M-Pesa. E prezantuar një vit më parë, u krijon mundësinë klientëve të kryejnë pagesa dhe të bëjnë transferta parash nëpërmjet telefonit celular. Vodafone, aty ku fuqia u kalon klientëve, të kalon ty.

Article Logic
Execution time: 0.0038778781890869