Tirana për dy ditë do të jetë kryeqytet i muzikës ballkanike, duke shtuar në Shqipëri një event të rëndësishëm artistik në katalogun e aktiviteteve ndërballkanike. Qendra Albanian Jazz Society sjell edicioni e II-të të një Festivali të veçantë, që muzikën e ndërthur me komunikimin, shkëmbimin dhe eksperiencat më të mira të shteteve ballkanike.
Detajet e këtij eventi i ka prezantuar, presidenti i Albania Jazz Gent Rushi.
“Vjet pati një jehonë në hapësirën ballkanike. Ky lloj eventi është i vetmi në hapësirën ballkanike”, tha Gent Rushi.
Netët e Edicionit të Festivalit do të zhvillohen në datat 29-30 Prill dhe artsitët janë të larmishm nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Shqipëria dhe Kosova.
30 prilli është dhe dita ndërkombëtare e muzikës Jazz, ndaj dhe nata e fundit e Festivalit sipas organizatorëve do t’i ngjajë një feste muzikore shumëdimensionale.