INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Eduard Selami pro reformës: Basha të pranojë konsensusin [VIDEO]

Eduard Selami pro reformës: Basha të pranojë konsensusin [VIDEO]

Publikuar më: 17:14 19-07-2016

Eduard Selami është deputeti i parë i Partisë Demokratike që deklaron votën pro reformës në drejtësi. Selami ka deklaruar gjatë një interviste për "Zërin e Amerikës" se do të votojë në Kuvend më 21 korrik pro miratimit të kësaj reforme edhe nëse PD nuk bie dakord të votojë.

Selami ka kërkuar nga kryetari Lulzim Basha që të pranojë propozimin euro-amerikan, ndërsa ka theksuar se si ai mendojnë edhe shumë demokratë të tjerë.

Ai ka paralajmëruar Bashën për pasoja të mëdha në rast se nuk voton reformën në drejtësi. 

“Dëshira ime si demokrat është që zoti Basha të pranojë konsensusin, të pranojë draftin e zonjës Nuland, përndryshe kjo do të ketë pasoja të mëdha për vetë Bashën. Nëse kjo nuk ndodh është plotësisht e mundur që kjo të kalojë në parlament. Unë jam një prej tyre, deklarojë votën time pro reformës, është votë për Shqipërinë europiane, është votë kundër korrupsionit, është votë për të ardhmen e Shqipërisë. Mirënjohje amerikës, kanë votën time dhe si unë janë mjaft demokratë që deri dje mbështetën Bashës dhe mbas kësaj nuk ka për të pasur mbështetje dhe ky është mendim që mbizotëron në anëtarësinë e Partisë Demokratike”, tha deputeti demokrat.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396