INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edukatorja dhunon 3 vjeçarin, e shpon me gjilpërë [FOTO]

Edukatorja dhunon 3 vjeçarin, e shpon me gjilpërë [FOTO]

Publikuar më: 21:02 24-11-2016

 

Fenomeni më i përhapur në problemet sociale në Shqipëri është dhuna fizike, që karakterizon çdo problem tjetër të bashkëshoqëruar.  Pikërisht një dhunë e tillë është denoncuar në emisionin “Fiks Fare” , ku edukatorja Anila Samarxhi ka shpuar me gjilpërë një fëmijë 3 vjeçar në kopshtin numër 1 të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja e rendë ka ndodhur në datë 14 nëntor, por edukatorja ka marrë vetëm një paralajmërim për pushim nga puna dhe vijonte mësimin normalisht. Edukatorja mesazhin që i ka nisur nënës së 3 vjeçarit shprehet: Si jeni ju. Më pyetët pse quka djalin me gjilpërë, po ai më rrafi tre kalamaj me çantë kokës dhe mua më solli, kur i fola të mos rrihte fëmijët. Për ta trembur e quka pak me gjilpërë dhe e hodha jashtë.

Nëna e shokuar nga mesazhi, të nesërmen vendos të ankohet në drejtorinë e kopshtit. Para kameras së Fiksit drejtoresha deklaroi “E gjendur fillimisht si nënë para kësaj situate u trondita, por si drejtuese e institucionit duhet të ngrija një Komision Disipline që të shqyrtohej ankesa. Komisioni i Disiplinës u mblodh 24 orë pas ankesës dhe mori si masë vërejtje më paralajmërim për pushim nga puna. Kjo është masa më e madhe që ne mund të japim. Përpos kësaj ne kemi njoftuar edhe bashkinë. Drejtorinë përkatëse të cilët kanë bërë një inspektim për këtë çështje.”

Pavarësisht se është pranuar dhuna nga ana e edukatores që në ballafaqimin e parë me prindin, edukatorja nuk u pezullua, por vazhdonte të kujdesej për një tjetër grup fëmijësh..

Ndërsa vet drejtoresha e kopshit, pasi dëgjoi konfirmimim e edukatores se ka dhunuar 3 vjeçarin tha për kameran e fiksit se kjo edukatore nuk mund të qëndroj më në këtë kopsht. Megjithatë sipas saj është bashkia Elbasan që duhet të marri masën e pezullimit.

Me anë të zëdhënësit të kësaj bashkie deklaroi se “Bashkia e Elbasanit është njohur me një rast të pretenduar dhune në kopshtin Nr.1 nga një ankesë, drejtuar Drejtorisë së këtij kopshti, nga prindi Marjeta Bici në datë 15.11.2016. Theksojmë se kësaj ankese nuk i është bashkëngjitur asnjë fakt, e megjithatë Bashkia Elbasan dërgoi specialistët e saj pranë kopshtit nr.1 të cilët, së bashku me drejtorinë e kopshtit thirrën komisionin disiplinor, ku ndaj edukatores Anila Samarxhi, u mor masa “paralajmërim për pushim nga puna”.

Me këtë masë ka rënë dakord edhe prindi, e cila ka qenë prezente dhe e ka firmosur atë.

Në datë 21.11.2016, e protokolluar po në këtë datë, pra pas 5 ditësh për të cilat nuk kemi asnjë reagim të prindit, në Bashkinë e Elbasanit vjen një tjetër ankesë nga prindi, drejtuar Kryetarit të Bashkisë edhe në këtë kërkesë prindi nuk ka paraqitur fakte, por nisur nga shqetësimi i tij Kryetari i Bashkisë mori masën e “pezullimit nga detyra”, deri në shqyrtimin përfundimtar të ankesës së paraqitur ndaj edukatores Anila Samarxhi.

Gjithashtu me urdhër të Kryetarit të Bashkisë është marrë masë disiplinore “paralajmërim për pushim nga puna” për drejtoreshën e kopshtit nr.1 dhe edukatoren tjetër e cila pretendohet se ka dijeni për ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0037589073181152