INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Edukim përmes kulturës, Johan dhe Ami Muka ftojnë rininë ti bashkohet artit [VIDEO]

Edukim përmes kulturës, Johan dhe Ami Muka ftojnë rininë ti bashkohet artit [VIDEO]

Publikuar më: 15:43 01-06-2018

Të edukosh të rinjtë përmes kulturës. Me këtë thirrje dy të rinj, Johan dhe Ami Muka kanë zhvilluar koncertin e katërt pianistik në Muzeun Historik Kombëtar. Përmes tingujve të pianos, ata krijuan një atmosferë magjike për të ftuarit ndërsa përcollën mesazhe të forta për bashkëmoshatarët e tyre. Ftesa për afrimin i të rinjve më kulturën, vjen nga bashkëmoshatarët e tyre. Johan Muko dhe motra e tij Ami kanë mbajtur në Muzeun kombëtar koncertin recital pianistik.
Për vitin e katër me radhë Johan Muka ka mbajtur koncert recital pianisti ndërsa qëllimin e zbuloi në fjalën e tij përpara të ftuarve.
Johan Muka:
“Qëllimi pasurimi i jetës përmes kulturës për rininë shqiptare”.
Johan Muka rrëfen historinë e jetës së tij, që pavarësisht se nuk kishte asnjë lidhje me artin dhe muzikën, ai sot falë vullnetit të tij dhe përkushtimit të mësueses po mban koncertin e radhës pianistik në kryeqytet.
Johan Muka:
“Që nga fillimi motra ime dhe unë nuk kemi patur idenë më të vogël për pianon e deri më sot jemi drejtuar, korrigjuar e mësuar në çdo notë shenjë ngjyrimi frymëmarrje apo pushimi nga mësuese Vjollca, pa të cilin nuk do të bënim kurrë koncert”.
E në fund ftesa është për të gjithë artdashësit.
Johan Muka:
“Tingujt janë mjaft ritmik”.

Article Logic
Execution time: 0.0038671493530273