INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efektet mahnitëse që përfitoni nga uji me limon

Efektet mahnitëse që përfitoni nga uji me limon

Publikuar më: 15:17 20-09-2017

Uji me limon në mëngjes është shumë i shëndetshëm. Sapo zgjoheni në mëngjes, trupi ka nevojë të furnizohet me ujë, ndaj është e këshillueshme që ta konsumoni me gjysmë kokrre limon të shtrydhur. Mos pini ujë të ftohtë nga frigoriferi, por nga temperatura e ambientit ose për efekt më të mirë, uji duhet të jetë i vakët. Ka shumë arsye pse duhet ta pini ujin me limon, ndaj kemi përzgjedhur disa përfitime prej tij…

SHËRON INFLAMACIONET

Nëse pini rregullisht ujë me limon, do të minimizoni aciditetin e trupit, që është përgjegjës për inflamacionet. Limoni ndihmon në eliminimin e acidit urik në kyçe, që është një nga shkaktarët kryesorë të inflamacionit në organizëm.

NDIHMON PËR T’U DOBËSUAR

Falë përmbajtjes së lartë me fibra pektini, lëngu i limonit zbut ndjesinë e urisë, sidomos kur ju pëlqejnë ushqimet jo të shëndetshme. Sipas një studimi të botuar në “Journal of American College of Nutrition”, njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm Vitaminën C (dhe limoni është i pasur me këtë vitaminë), janë më të prirë për t’u shëndoshur. Me sa duket, Vitamina C ndihmon për të djegur më shumë yndyrna gjatë aktivitetit të rregullt fizik, si: ecja apo lëvizja për të paktën një orë në ditë.

KA EFEKT DETOKSIFIKUES

Limoni ka veprim pastrues, sepse largon toksinat nga trupi, duke i tërhequr si të jetë magnet. Në këtë mënyrë, përmirëson funksionin enzimatik, duke stimuluar mëlçinë për të kryer funksionin e saj “pastrues” për trupin.

FORCON SISTEMIN IMUNITAR

Vitamina C e bën më të fuqishëm sistemin imunitar, është i nevojshëm kur jeni shumë të stresuar dhe stresi konsumon rezervat e trupit me Vitaminë C.

Është një ndihmës shumë i rëndësishëm kundër infeksioneve virale dhe çliron aparatin e frymëmarrjes: përmirëson proceset e cikatrizimit të të gjitha indeve, sidomos ato epiteliale.

PËRMIRËSON TRETJEN

Lëngu i limonit, jo vetëm përmirëson tretjen, duke favorizuar largimin e toksinave nga aparati tretës, por ndihmon në zbutjen e problemeve me tretjen si: urthi, fryrja e stomakut, reflukset.

I DHURON BUKURI LËKURËS

Antioksidantët që gjenden te lëngu i limonit kanë një veprim antimoshë në lëkurën e fytyrës dhe të trupit. Ato luftojnë radikalet e lira, që janë përgjegjëse për plakjen e parakohshme (njollat, rrudhat etj.) duke stimuluar prodhimin e kolagjenit, i cili i mban indet elastike. Gjithashtu, limoni i dhuron lëkurës një ngjyrë rozë dhe i jep fytyrës një pamje plot shëndet.

PËRMIRËSON SHËNDETIN E MISHRAVE TË DHËMBËVE

Shpesh mishrat e dhëmbëve të enjtura dhe me plagë mund të varen nga mungesa e Vitaminës C. Por pasi të pini ujë me limon në mëngjes, mos harroni që të lani dhëmbët, pasi acidi citrik mund të gërryejë smaltin e tyre.

BURIM I SHKËLQYER POTASIUMI

Falë përmbajtjes së lartë me potas, limoni ndihmon të ruani shëndetin e të gjithë organizmit. Mungesa e potasiumit sjell dhimbje muskulare dhe për pasojë atrofi, depresion dhe pagjumësi, dhimbje kockash e kyçesh, lodhje, probleme me kapsllëkun, shqetësime nervore dhe probleme kardiake. Përveç se te limoni, potasin mund ta gjeni edhe në ushqime të tjera si: fasule, spinaq, patate, kajsitë e thata, banane, salmon, avokado, kërpudha, etj.

DHURON ENERGJI

Kur përthithet nga organizmi, lëngu i limonit i dhuron trupit energji, pasi ndihmon edhe në uljen e ankthit dhe të depresionit. Madje, për më shumë përfitime, edhe aroma dhe ngjyra e limonit kanë një efekt qetësues për sistemin nervor.

Article Logic
Execution time: 0.0032279491424561