INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efektet pozitive të lëngut të qershisë

Efektet pozitive të lëngut të qershisë

Publikuar më: 15:56 06-05-2016

Qershia është frut i stinës së nxehtë, ndaj tani është moment, që të gjithë ata, që kanë problem me tensionin e gjakut dhe zemrën mund ta përdorin masivisht. Universiteti i Northumbrias në Angli ka dalë në përfundimin se lëngu i qershisë është shumë efektiv në uljen e tensionit të gjakut dhe parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Raporti tregon se 60 ml në ditë me lëng qershie ulin me 7% tensionin dhe me 38% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Ky përmirësim thonë ekspertët është i ngjashëm me atë që kanë edhe pacientët që marrin ilaçe për tensionin e lartë.
Studiuesit vëzhguan 15 persona që ishin në fazat e para të tensionit të lartë. Atyre iu dhanë çdo ditë nga 60 ml lëng qershie të holluar me ujë dhe u vu re një rënie e lehtë e tensionit mesatar.
Tensioni i lartë, nëse nuk kurohet, sjell një rrezik të madh për zemrën, veshkën dhe mund të sjellë sklerozë.

Article Logic
Execution time: 0.0036828517913818