INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efekti “Brexit”, ulet çmimi i naftës

Efekti “Brexit”, ulet çmimi i naftës

Publikuar më: 17:51 27-06-2016

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, ka qenë temë diskutimi ditët e fundit në gjithë Europën dhe jashtë saj. Mënjherë pas rezultatit të referendumit, janë ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me pasojat që mund të ketë kjo dalje e Britanisë nga blloku i unionit. Pas rënies së poundit dhe forcimit të dollarit, ka rënë çmimi i naftës me 2 %, si pasojë e pasigurisë së tregut dhe votimit të Britanisë për të dalë nga BE.

Cmmi i naftës bruto ka pësuar një ulje të ndjeshme me 7 % prej referendumit të ditës së enjte, dhe ditën e hënë çmimi i një fuqie me naftë bruto shkoi në 46 dollarë nga 47 që ishte, pra një ulje me 1 dollar.

Tani analistët po shqetësohen se çdo të ndodhë me asetet e tjera të çmuara si ari apo bonot e thesarit.

Article Logic
Execution time: 0.0038049221038818