Gigi Hadid dhe Zayn Malik ishin një nga çiftet më të dashur për publikun dhe shumë fansa u habitën kur u përhap lajmi se raportit të dyshes i kishte ardhur fundi.
Por ndarja nuk zgjati as edhe një muaj, teksa u fotografuan së bashku ditë më vonë, duke konfirmuar zërat se ishin rikthyer sërish me njëri-tjetrin, madje Gigi publikon shpesh foto të të dashurit të saj.
Zayn e kemi parë shpesh herë të ndryshojmë pamjen dhe tani na duket më ndryshe se asnjëherë tjetër. Zayn është fotografuar i veshur me pantallona gri, atletë blu, t-shirt të zezë, por flokët i ka lyer me nuanca ngjyrë bojqielli, siç nuk e kemi parë ndonjëherë.
Ju pëlqen me këtë pamje?