INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efekti i Ajkës? Bes Kallaku tregon se si e nxorri Xhensila nga krevati dhe nuk i vëmë dot faj! [FOTO]

Efekti i Ajkës? Bes Kallaku tregon se si e nxorri Xhensila nga krevati dhe nuk i vëmë dot faj! [FOTO]

Publikuar më: 19:34 27-12-2018

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve me të dashur të showbiz-it shqiptar. Ata janë mjaft aktivë në rrjete sociale dhe gjithmonë rrëmbejnë vëmendje me postimet e tyre të herë pas hershme. Në muajin korrik ata u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

I ftuar sot tek “Rudina” Besi zbuloi se gjumi është një nga gjërat kryesore që ka ndryshuar në përditshmërinë e tyre. Jo vetëm që flenë shumë pak orë, por edhe kur arrijnë të flenë u duhet të bëjnë sakrifica.

“Ta marrim gocën me ne, të flejë me ne. Në fillim Xhensila më thoshte: ‘Besi shtyhu pak andej, fli në cep’ ndërsa tani kam përfunduar me kokën mbi komodinë” – u shpreh me humor aktori i njohur.

kalle.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391