Moderatorja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Luana Vjollca po jeton momentet me të lumtura të jetës së saj. E nisi me moderim duke u bërë një ndër moderatoret më të pëlqyera nga publiku dhe më pas Luana sfidoi veten në muzikë e deri tani i ka ecur goxha mirë.
Ndoshta në këtë sukses ka pak dorë edhe menaxheri i njohur Krenar Çoçaj i cili thuhet se është i dashuri i saj edhe pse ata se kanë pranuar këtë, por janë fotografuar disa herë bashkë, madje edhe në koncertet ku ka përformuar Luana.
Mirëpo pas këngës së suksesshme “Moj bjondinë me sytë e zi”, Luana po punon për projektin e ri dhe për momentin s’ka pushime për të.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja nëpërmjet disa postimeve në Instatsory. Ajo shfaqet duke punuar në një studio muzikorë së bashku me producentët ku ka punuar deri në orët e vona të natës.
vjen from Vimeointv.al on Vimeo.
Nuk dihet nëse kënga do të jetë në bashkëpunim ose solo, megjithatë Luana i ka lënë si mundësi të hapura të dyja opsionet.
tjhon from Vimeointv.al on Vimeo.