Karriera muzikore e Luana Vjollcës po ecën me hapa shumë të suksesshëm dhe më serioze se kurrë. Ajo fillimisht erdhi me një projekt muzikor dhe të gjithë menduan se vetëm ka sfiduar veten në këtë fushë pasi është e fokusuar në moderim, por Luana po ia del në të dyja fushat.
Së fundmi e kemi parë shpesh në koncerte të ndryshme muzikore në vendet ku ka shqiptarë, por ajo se ka ndërmend të ndalet sepse ka lajmëruar që po punon për këngën e saj të re.
Por a do të jetë kjo këngë për tregun ndërkombëtar? Marina na bëri të dyshojmë teksa shkëmbeu disa komente me motrën e saj në një foto në Instagram ku Luana i tha “Thjesht boll”, ndërsa e motra ia ktheu:
"Bishe imagjino cdo besh ti pas pak ditesh mezi po pres".
Ka qenë sërish Marina sot që na ka zbuluar se Luana me këngën e re do bëhet e famshme edhe jashtë kufijve pasi mesa duket po synon tregun ndërkombëtar.
Luana i kërkon të ndalojë me fotot nga pushimet ndërsa Marina ia kthen: "Imagjino ç'duhet të them unë për pak ditë. (Emoji muzike) ndërkombëtare. Jam motër krenare".
Flitet se menaxheri i Luanës është partneri i saj i përfolur, Krenar Çoçaj dhe siç duket menaxhimi i tij ka qenë goxha i suksesshëm për Luanën.