Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të shoËbizz-it shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shumë e rezervuar në jetën private.
Për këtë arsye ajo gjithmonë e ka fshehur lidhjen e saj me menaxherin e njohur të artistëve, Krenar Çoçajn edhe pse janë fotografuar shpeshherë bashkë në ambiente të ndryshme. Është shkruar shumë se Krenari si menaxher i njohur, është mbështetësi kryesor i Luanës në karrierën e saj muzikore e cila nga dita në ditë po pëson shumë rritje.
Kohët e fundit Luana Vjollca ka sjellë disa bashkëpunime shumë të suksesshme me artistë të njohur të muzikës shqiptare duke gjeneruar shumë klikime.
"Panorama plus" bën të ditur se bashkëpunimet e Luanës me këta këngëtarë profesionistë janë strategji e të dashurit të saj, menaxherit Krenar Çocaj për të depërtuar fuqishëm në tregun e muzikës.
Që kur Çoçaj e mori në menaxhim Luanën, ajo arrin të marrë ftesa për të kënduar në koncerte të ndryshme ku arrin të nxjerrë për një natë paratë e shpenzuara për një klip, që kushton mesatarisht tek 5 mijë euro.
Epo të fitosh kaq për një natë nuk është pak.