INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Efektivi i FSHN tenton të përdhunojë studenten e juridikut, arrestohet nga policia’’

‘’Efektivi i FSHN tenton të përdhunojë studenten e juridikut, arrestohet nga policia’’

Publikuar më: 20:04 12-02-2019

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë denoncimin e radhës në “Facebook-un” e tij nga “qytetari dixhital”.

Një ngjarje që duket mjaft e rëndë, por për të cilën Policia e Shtetit nuk ka reaguar ende.

Mesa duket një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka tentuar të përdhunojë një studente në Fakultetin Juridik të Shkodrës, por ai është “mbërthyer” nga studentët dhe më pas e kanë izoluar në banjo derisa ka ardhur policia në vendngjarje.

Postimi i plotë i Berishës:

"Narkoperdhunuesi me uniformë arrestohet nga studentët!

Polici i Forcave të Nderhyrjes së Shpejte vishet civil, tenton te përdhunoje studenten në Fakultetin Juridik në Shkodër. Studentët e arrestojnë dhe ndryjnë në banjo. Ju lumtë!!
Denoncimi

Zoti Berisha tani sapo është arrestuar ne fakultetin juridik në Shkodër një polic i veshur civilm i cili ka 2 ditë qe ngacmon vajzat e fakultetit dhe njërën ka tentuat për ta përdhunuar. Përdhunuesi është efektiv i forcave te ndërhyrjes se shpejtë. Studentet vajza janë shokuar shume, por me ndërhyrjen e djemve përdhunuesi është mbajtur i mbyllur në banjo deri sa ka ardhur policia. Policia dje nuk ka bere asgjë. Ai ka qenë edhe dje ku ka ngacmuar dhe një pedagoge. Kjo është policia edvin kristaq rames."

 

Article Logic
Execution time: 0.0024971961975098