Debati kryesor i ditëve të fundit në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” kanë qenë cigaret. Në fillim mungesa e tyre bëri që disa banorë edhe të qanin, ndërsa tani po debatojnë.
Së fundmi Efi dhe Kejvina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe gjejeni përse?
Po, pikërisht për cigare. Sipas Efit, Kthella nuk duhet të mendojë veç për vete por, t’i ndajë ato dhe me të tjerët.
Modelja nga ana tjetër i përgjigjet duke i thënë se pi sa të dojë sepse i mori vetë. Debati ka agravuar deri aty sa Efi i ka thënë Kejvinës mos bëj si gomar.
Epo kaq dramë për cigare! Po ja që ndodh.