Efigjenia Dhedhes e njohur nga të gjithë si Efi i Për’puthen, duket se ka vendosur të bëjë ndryshime rrënjësore në paraqitjen e saj pas përfundimit të eksperiencës së fundit në reality show-n, “Kepi i Tundimeve”.
Ish-konkurentja e emisionit të dashurisë e nisi fillimisht duke rimodeluar hundën e saj, operacion të cilin u shpreh se e mendonte prej kohësh ndonëse kishte hezituar deri më tani.
Pse jo fundja, në një kohë kur operacionet plastike, sidomos ai i hundës janë kthyer në një gjë të zakonshme. Pas kësaj rradhën e kanë flokët. Efi ka ndarë me ndjekësit e saj disa video në Instastory ku duket ndryshe me baluke tashmë.
Epo në një kohë kur ky model po rikthehet fuqishëm në modë, nuk kishte si t’i shpëtonte edhe ish-konkurentes së Përputhen.
Kujtojmë që Efigjenia është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të tretë të Përputhen. Gjatë rrugëtimit të saj në emisionin e dashurisë ajo zhvilloi shumë takime me Samiun.
Mirëpo ndonëse u simpatizuan nga publiku, gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin dhe Samiu ishte i pari që u largua nga emisioni. Më vonë edhe Efi vendosi të dilte vetëm nga programi.
Pak kohë më vonë ajo iu bashkua një tjetër reality-show, Kepit të Tundimeve.