INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efi Gjika publikon 'Take My Hand' dhe mesazhi i këngës është për t'u duartrokitur!

Efi Gjika publikon 'Take My Hand' dhe mesazhi i këngës është për t'u duartrokitur!

Publikuar më: 22:14 30-10-2020

Tetori ndër të tjera është muaji i parandalimit të bullizmit!

Efi Gjika ka vendosur të japë nëpërmjet muzikës së saj një mesazh të rëndësishëm për të gjithë ata që bullizojnë apo janë të bullizuar.

“Take My Hand” titullohet projekti më i fundit i fitueses së “Junior Fest 2018”, Efi Gjika. Ky projekt u mirëprit dhe u pëlqye menjëherë nga fansat e Efit, madje të shumtë ishin edhe ndjekësit nga jashtë që tashmë janë besnikë ndaj muzikës që Efi krijon. Këngëtarja u shpall fituese e "Junior Fest 2018" dhe përfaqësoi Shqipërinë në  "Junior Eurovision Song Contest" me këngën "Barbie", ku vlen të thuhet se u u prit shumë mirë nga publiku anë e mbanë botës.

“Kënga e re për të cilën unë dhe ekipi im kemi punuar, do të thotë shumë për mua. Ky është një mesazh i fortë që vjen thellë nga zemra ime dhe shpresoj që të gjithë mbështetësit e mi të ndjehen të njëjtën mënyrë.
Bullizmi është një çështje që është përhapur në të gjithë globin. Në një moment të jetës sonë, të gjithë kemi qenë të prekur. Më thyen zemrën që ka njerëz që qëllimisht do t'u shkaktonin shqetësime njerëzve të tjerë. Më thyen zemrën që njerëzit bëhen kalimtarë, nga frika se mos bëhen viktima të ngacmimit.
Po përdor zërin tim për të gjithë fëmijët, adoleshentët, njerëzit që nuk mund të flasin. Kur të ndiheni sikur askush nuk e kupton dhe askush nuk është aty për ju, unë do të jem këtu për ju. Dhe kur ndiheni sikur nuk ka shpresë për të nesërmen dhe gjërat nuk do të ndryshojnë kurrë, dijeni se gjithçka do të jetë në rregull.”, - kështu shprehet këngëtarja për projektin “Take My Hand”.

Ne të inlife.al u dashuruam me projektin e Efit dhe ju themi që duhet ta dëgjoni me patjetër!

 

Article Logic
Execution time: 0.0052180290222168