INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Efi rikthehet në 'Përputhen' pas 2 javësh dhe mes lotësh tregon çfarë ka përjetuar!

Efi rikthehet në 'Përputhen' pas 2 javësh dhe mes lotësh tregon çfarë ka përjetuar!

Publikuar më: 20:35 21-02-2022

Efi është rikthyer në program pas disa mungesash duke thënë se ka qenë në gjendje ankthi. Ajo është kthyer për të takuar Bledin pas disa kohësh.
Në studio, rrëfeu se ka përjetuar ankth për shkak të bisedave që shkaktohen brenda dhe jashtë programit Për’puthen.

“Kam qenë gati 2 javë në gjendje ankthi, nuk qëndroja dot as në studio, nuk më vinin fjalët. Ndikojnë shumë gjëra bashkë, ndikon jeta ime jashtë por edhe këtu brenda. Kohët e fundit mu bë shumë stres, shumë situata, shumë muhabete që dëgjohen, të gjitha nga pak kanë ndikuar dhe unë kam një gjë që mendohem shumë gjatë dhe mendimet e mia më cojnë në atë situatë sa të më kapë ankthi”, tha Efi.

Ditën e sotme u transmetua takimi mes saj dhe Bledit ku dyshja u shfaqën shumë të afërt. Efi u ul në prehrin e Bledit siç nuk e kemi parë asnjëherë.

Efi: Kemi një jetë, stresohemi për pjesën jashtë. Kohën nuk e menaxhojmë dot fare, pastaj kur mendoj për veten, një X problem, them si do e përballojë tjetri problemin tim.

Bledi: Çfarë të sillet në kokë?

Efi: Ndonjëherë dua ta lë, nga tjetër them s’kam pse ta lë për dobësitë e mia. Dua të dal kundër kësaj gjëje.

Bledi: Nuk mendoj që je tip që dorëzohesh. Mendo vetëm për veten dhe bëji gjërat vetëm ashtu siç i do ti.

Efi: Më duket sikur mendon bukur, por fytyra jote dhe trupi jot nuk është i përfshirë. Ti i gjen fjalët e bukura me këdo. Nuk besoj tek asnjë njeri, ti duhet të bësh diçka për ta kaluar.

Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932