Mbi 100 persona persona kanë humbur jetën dhe dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur gjatë një sulmi terrorist të ndodhur në një xhami në lindje të qytetit Arish në Egjipt.
Mësohet se terroristët kanë hedhur në erë bomba artizanle brenda objektit të kultit ndërsa besimtarët ishin duke kryer faljen e të premtes një ditë e shenjtë për ta.
Terroristët po ashtu kanë qëlluar mbi personat të cilët përpiqeshin të arratiseshin.
Asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit ndërsa presidenti egjiptian al- Sisi thirri një mbledhje emergjente me përgjegjësit e sigurisë.