INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Egjipti liron 3.747 të burgosur për festën e Fitër Bajramit

Egjipti liron 3.747 të burgosur për festën e Fitër Bajramit

Publikuar më: 15:50 15-06-2018
Egjipti ka njoftuar lirimin e 3.747 të burgosurve me rastin e festës treditore të Fitër Bajramit, e cila ka nisur dje në mbrëmje. Sipas një deklarate nga Ministria e Brendshme, shërbimi i burgjeve egjiptiane, me udhëzim të presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi, ka njoftuar amnistinë për shumë të dënuar me rastin e Fitër Bajramit.
Sipas kushtetutës së Egjiptit, pas diskutimit me këshillin e ministrave, presidenti i vendit ka të drejtë për të falur individë të dënuar ose për të ndryshuar dënimet e tyre.
 
Article Logic
Execution time: 0.0035438537597656