INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Egjipti nuk ka kthyer ende marinarin e “rrëmbyer” Luan Mema. Ja pse…

Egjipti nuk ka kthyer ende marinarin e “rrëmbyer” Luan Mema. Ja pse…

Publikuar më: 09:35 14-07-2016

Pas rrëmbimit të anijes “Çelepia 2”, disa javë më parë nga marinari egjiptian i vetmi shqiptar që u konstatua në anije nga dy, Luan Mema ka ende nuk është lejuar nga autoritete egjiptiane të kthehet në Shqipëri. Ai po mbahet për faktin se mund të ketë mbështetur idenë e rrëmbit të peshkarexhës nga marinari Adel Mohamed Salam.
Autoritetet egjiptiane, sipas Panoramës theksojnë se nuk janë proçedurat burokratike arsyeja që Luan Mema nuk po kthehet në Shqipëri. Sipas tyre, 36¬ vjeçari nuk po kthehet në vendin e tij të lindjes, sepse autoritetet egjiptiane e kanë të dyshuar si bashkëpunëtor të marinarit Adel Mohamed Salam dhe deri në sqarimin e pozicionit të tij, motoristi i anijes “Çelepia 2” do të qëndrojë në Egjipt.
Mësohet se hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje nuk janë të bindur te deklaratat e Luan Memës, për vetë kushtet në të cilat u gjet 36¬ - vjeçari dhe trajtimit që rrëmbyesi i kishte bërë. Ndërkohë që tjetër fat pati kapiteni i peshkarexhës, Dhimitër Malaj, i cili nuk dihet se ku ndodhet.
Po Luan Mema thuhet se ka deklaruar për autoritetet egjiptiane të hetimit se nuk kishte dijeni se çfarë kishte ndodhur me bashkëkombësin e tij, Dhimitër Malaj. Mema ka pohuar se kur ishte zgjuar, e kishte parë veten në hambarët e anijes të lidhur me zinxhir, ndaj nuk kishte informacion se çfarë mund të kishte bërë marinari egjiptian me kapitenin e anijes.
Ndërsa pak kohë më parë vetë Salam tha se kapitenin e kishte lënë të lirë në brigjet e Kretës, në Greqi, me qëllim që të kthehej te familja e tij. Por, kur kanë kaluar 26 ditë nga rrëmbimi i anijes “Çelepia 2” dhe ekuipazhit të saj, rrëmbimin e së cilës e mori përsipër marinari i egjiptian, Adel Mohamed Salam, nuk ka asnjë sinjal nga kapiteni Dhimitër Malaj.
Edhe sipas Ministrisë së Jashtme shqiptare, deklaratat e Salam dhe Luan Memës të arrestuar pak ditë më parë, janë kontradiktore.

Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162