INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Egla Harxhi e thotë troç: Është shumë e vështirë të jetosh me Alen! S’ka femër që e duron

Egla Harxhi e thotë troç: Është shumë e vështirë të jetosh me Alen! S’ka femër që e duron

Publikuar më: 16:46 26-05-2018

Egla dhe fotografi francez janë komentuar gjatë nga mediat dhe për lidhjen e tyre treshe, e cila mori fund përpara disa muajsh ku ajo dhe fotografi i dhanë fund lidhjes me modelen e quajtur Alesia. Ditën e sotme Egla ka dhënë një intervistë për ‘Gazetën Shqiptare’ ku ka zbuluar më shumë për projektin e ri të Principatës së Libofshit.

Ndër të tjera modelja ka rrëfyer edhe për planet për martesë që ajo dhe Ale kanë, ku ka treguar se për momentin martesa nuk është një nga prioritetet e tyre.

“Nuk kemi kohë as ta flasim një gjë të tillë pasi për momentin nuk është prioritet. Marrëdhënia jonë është e bazuar mbi besimin reciprok, dashurinë pakushte dhe punën në simbiozë të përditshme. Martesa është një formalitet, të cilin mund ta bëjmë ose jo në një moment të nevojshëm, por jo për t’i provuar njeri-tjetrit çfarëdolloj gjëje. I kemi dhënë njëri-tjetrit mjaftueshëm prova për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët me baza të forta aq më tepër sot, me ardhjen e Luxiferit në jetë, pasi besojmë tek të njëjtat principe”, tregon Egla.

Ndërsa për marrëdhënien me Alen ajo ka treguar se në fakt ai është një tip shumë i vështirë dhe jetesa me të nuk është aspak e lehtë.

“Megjithëse të jetosh me Alen nuk është e thjeshtë, pasi jeta e tij intensive për këdo do të ishte e pamundur të jetohej. Unë e kam kuptuar këtë gjë dhe nuk do i lejoja kurrë vetes që ta pengoja në çfarëdolloj gjëje që ai bën, ashtu si kundër ai nuk më pengon mua. Kur është shumë i zënë në punët e tij, me angazhimet që ka dhe kur telefoni nuk pushon së rëni gjithë ditën duke qeshur i them : «Nuk ka grua normale që do mund të duronte të jetonte gjithë jetën me ty.» Por unë vete nuk e dua normalitetin, nuk e dua konfortin dhe monotoninë apo ‘’politikisht korrekten’’. Do të mërzitesha për vdekje në një jetë të tillë. Dua të jetoj një jetë të mbushur me dinamika në kërkimin e të vërtetës, me aventura, me rreziqe, me ideale dhe të gjitha këto i kam gjetur të mishëruara tek Ale”, ka përfunduar Egla.

-640-0-5b0977f8222f9.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029089450836182