INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Egla Harxhi, ish missi shqiptar flet për  marrëdhënien treshe: Nuk mërzitesh asnjëherë! [FOTO]

Egla Harxhi, ish missi shqiptar flet për marrëdhënien treshe: Nuk mërzitesh asnjëherë! [FOTO]

Publikuar më: 16:09 30-07-2017

Ish miss-i shqiptar, Egla Harxhi është vënë në qendër të vëmëndjes për marrëdhënien e saj me një femër dhe me një mashkull.

Ata të tre jo vetëm jetojnë bashë por edhe kanë vendosur të rrisin një fëmijë.

E ftuar në “Thumb”, Egla foli për familjen e saj të veçantë, ndryshe nga të tjerët, ndërsa i habit të gjithë kur thotë se të mbash një marrëdhënie treshe është e thjeshtë.

“Unë mendoj se është e thjesht të mbahet një marrëdhënie treshe sepse vetë fakti kur mendon një marrëdhënie tradicionale me dy persona nuk është e thjeshtë ta mbash. Në rastin tim treshe është e thjeshtë sepse nuk mërzitesh asnjëherë. Ka shumë gjëra për të qeshur, ka shumë gjëra për të bërë. Nëse njëri është i mërzitur, dy të tjerët krijojnë harmoni. Nëse ka debat krijohet një lloj balance për të neutralizuar debatin dhe gjithmonë njëri është ekuilibër dhe balancë shumë e mirë në marrëdhënie”, u shpreh Egla.

5-28.png

Article Logic
Execution time: 0.0042369365692139