Ndoshta një nga pyetjet më të shpeshta që i bëjmë vetes është “çfarë do të veshim sot?”. Ndodh që zgjohemi në mëngjes dhe mendimi ynë i parë është se si do të vishemi në punë, shkollë apo dhe në një kafe me miqtë. Në dukje mund të duket e thjeshtë, por të zgjedhësh një veshje që mund ta veshësh në përditshmërinë tënde është disi e vështirë dhe e komplikuar. Veshjet gjatë ditës mund të na duken dhe shumë të mërzitshme dhe nuk mund të marrim asnjë sadisfaksion nga ajo çfarë ne kemi veshur. Por kjo gjë duhet të marrë fund vajza! Edhe një veshje gjatë përditshmërisë sonë mund të duket shumë stil dhe bukur nëse ti e kombinon atë siç duhet. Sidomos që tani jëmi në periudhën më të artë të Instagramit, kemi shumë mundësi për të marrë frymëzim, mjafton që të klikojmë profilin e blogereve dhe ja ‘llampa juaj’ u ndriçua. Sot ne kemi përzgjedhur blogeren e njohur Lori Hoxha, e cila me stilin e saj të veçantë, me qëllim apo jo, na ka treguar në profilin e saj disa veshje që mund të jenë perfekte gjatë përditshmërisë sonë. Faleminderit Lori!