Futbollisti i njohur shqiptar Taulant Xhaka, surprizoi ndjekësit e tij pasi u shfaq duke i propozuar të fejuarës së tij për martesë. I ulur në gjunjë dhe me një unazë në dorë, Xhaka bëri propozimin klasik për Arbnorën, duke i kërkuar që të kalojnë jetën bashkë.
“Zoti dhe Zonja Xhaka”, shkroi Taulanti në foton e publikuar teksa ka marrë urime të shumta, nga personazhe të njohur dhe të panjohur.
Por ajo që ra në sy nga ndjekësit e Taulantit ishte që futbollisti e kishte kthyer unazën nga veta e tij.
Mirëpo jo vetëm Xhaka kishte një ditë të veçantë pasi edhe mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj kurorëzoi dashurinë e tij në martesë me partneren me të cilën ka edhe një fëmijë.
Pas dasmës madhështore, Hysaj publikoi një foto me bashkëshorten e tij, teksa bëri dedikimin “I CHOSE YOU”, mirëpo shkodrani e kuptoi shpejt se ka gabuar, pasi shkruhet “I CHOOSE YOU” dhe e rregulloi menjëherë gabimin.