Pak kohë më parë u bë e ditur që Lori Hoxha është zhvendosur në Angli për të vazhduar studimet. Kështu ajo ka lënë pas në Tiranë familjen e saj, me të cilën sigurisht është në kontakt të vazhdueshëm. Nuk do mend që atë e merr malli shumë për familjen e saj dhe këtë na e ka treguar disa herë në rrjetet sociale, por ajo çfarë po ëndërron në këto momente nuk ka të bëjë me ta. Lori ka publikuar një foto të vjetër nga pushimet e saj në një plazh shumë ekzotik dhe shkroi që po ëndërron sërish ato momente.
Në fakt edhe ne do donim të ishim aty.