Marrëdhënia mes moderatoreve Armina Mevlani dhe Einxhel Shkira u përfol në rrjet sikur kishte një “krisje”. E gjitha nisi kur moderatorja Armina Mevlani tha për Einxhelin se ishte ndër personazhet më pak të preferuara në Big Brother. Herën e fundit në “Goca dhe Gra”, teksa ishte e ftuar, Einxhel tregoi se nuk i kishte pëlqyer aspak deklarata e Arminës.
Mbrëmjen e së mërkurës në “Goca dhe Gra”, Armina sqaroi se mes tyre nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje, dhe mospëlqimi i Einxhelit si personazh i Big Brother, ishte thjesht mendimi i saj. Ajo tha se ishte Einxhel ajo që kishte folur jo mirë në publik për të.
“U bë shumë e madhe. Kam thënë se nuk më ka pëlqyer tek BB. Jo gjithë njerëzit nuk mund t’i pëlqesh maksimalisht. Është keqinterpretuar. Unë me Einxhel kam punuar, e njoh në kushte të tjera dhe në momentin që kam punuar nuk kisha miqësi të afërt. Publikisht e kam dëgjuar nga Einxhel që nuk ka folur mirë për mua, pa arsye. Unë nuk kam thënë s’dua ta shoh me sy, ajo ashtu e mori. U bë shumë e madhe. Çdo njeri ka atë të vetëm. Nuk kam asgjë, nuk kam diçka konkrete”, sqaroi Armina.